LAJMI I FUNDIT:

Meksikani mesatar shan 20 herë në ditë

Meksikani mesatar shan 20 herë në ditë

Një hulumtim i ri dëshmon se në Meksikë çdo ditë mund të dëgjohen mbi një miliardë sharje.

Hulumtimin mbi sharjet në Meksikë e ka kryer agjencia e anketimeve “Consulta Mitofsky”, derisa në të kanë marrë pjesë një mijë njerëz.

Është vërtetuar një Meksikan i rritur mesatarisht shan nga 20 herë në ditë, që do të thotë se në Meksikë çdo ditë mund të dëgjohen afro 1.3 miliardë sharje.

Hulumtimi po ashtu ka vërtetuar se më shumë shahet në veri sesa në jug të vendit, derisa pjesëtarëve të klasës së lartë të popullatës më shpesh u vjen të shajnë sesa të varfërve.


Do të ishte bukur interesant po që se edhe te në Kosovë të bëhej një hulumtim i ngjashëm, ku gjuha jonë është e pasur me shumë të shara “kreative” me të cilat njerëzit qerasin njëri-tjetrin përditë./Telegrafi/