LAJMI I FUNDIT:

Suedezët djegin lepujt për t’u ngrohur

Suedezët djegin lepujt për t’u ngrohur

Mijëra trupa të lepujve të egër nga parqet në Stockholm çdo vit përdoren si pjesë e karburantit të ngrohtoreve në Suedinë e mesme.

Pjesëtarët e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve thonë se së bashku me lepujt e egër digjen edhe lepujt të cilët mbahen si kafshë shtëpiake, por që janë humbur në park. Mbi gjashtë mijë lepuj janë mbytur vetëm vitin e kaluar.

Trupat e ngrirë dërgohen në një furrë të posaçme në qytetin Karlskog në të cilën ata shërbejnë si karburant me të cilin ngrohen banorët e Värmlandit.

Anna Johannesson nga Shoqata për mbrojtjen e lepujve të egër ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje tjetër, e jo të digjen lepujt./Telegrafi/