LAJMI I FUNDIT:

Gjen 235.000 dollarë dhe ia kthen pronarit

Gjen 235.000 dollarë dhe ia kthen pronarit

Paratë megjithatë nuk janë burim i të gjitha të këqijave në këtë botë, e këtë e ka dëshmuar edhe zjarrfikësi vullnetar Ho Hsin nga Tajvani, i cili i ka dorëzuar në polici 235 mijë dollarë të cilat i kishte gjetur në rrugë.

Duke u vozitur me motoçikletë nëpër qendrën e Taipei, Ho rastësisht ka gjetur tri qese përplot me para në mes të rrugës dhe menjëherë është drejtuar në polici, duke pohuar se as që i ka shkuar nëpër mend të mbaj paratë për vete.

“Ato para nuk më takojnë mua”, ka deklaruar Ho, raporton agjencia e lajmeve AP.

Se si qeset me para janë gjetur në rrugë, ka sqaruar më vonë Liu Chien-hsin, rojtar i kompanisë britanike “Group 4 Securicor”, i cili ka thënë se ato kanë rënë nga një automjet i blinduar i kompanisë, të cilit i ishte prishur doreza.


Sipas ligjeve të aplikueshme të Tajvanit, zotëriut Hou i takon shpërblimi prej 30 për qind të shumës së parave të gjetura, nëse ky njeri shpirtmirë vendos të kërkoj atë që e ka të garantuar me ligj.