LAJMI I FUNDIT:

Gjyshi, djali dhe nipi martohen për një ditë

Gjyshi, djali dhe nipi martohen për një ditë

Malajziani shtatëdhjetëvjeçar, djali i tij tridhjetepesëvjeçar dhe nipi njëzetvjeçar janë kurorëzuar në ceremoninë e trefishtë të mbajtur në një fshat të shtetit Selangor, njoftojnë mediat lokale.

Osmanit i ka vdekur gruaja para gjashtë muajsh dhe ai për momentin është njeri më i moshuar në fshat, e në këtë martesë ka pranuar pasi që fëmijët kanë kërkuar prej tij. Osmani ka tetë fëmijë, 26 nipa dhe 11 stërnipa.

Të dielën ai është martuar me 70-vjeçaren Sawiyah Awang.

Të tri martesat janë kurorëzuar falë ndërmjetësuesve apo mesitëve, që është një gjë shumë e popullarizuar në këtë vend mysliman./Telegrafi/