LAJMI I FUNDIT:

Rusi tërheq anijen prej 760 tonësh

Rusi tërheq anijen prej 760 tonësh

Elbrus Nigmatulin, i cili mban titullin e njeriut më të fortë në Rusi, ka thyer rekordin e tij personal dhe ka lëvizur anijen bartëse me peshë prej 760 tonësh, njoftojnë mediet ruse.

Nigmalutin ka vendosur rekord personal në vitin 2006 kur në lumin “Moska” ka tërhequr anijen prej 186 tonësh. 35-vjeçari i fuqishëm është kampion rus në katër sporte, përfshirë mundjen e duarve dhe ngritjen e peshave, dhe deri më tani katër herë ka fituar titullin e njeriut më të fortë në këtë vend.

Ai ka marrë pjesë edhe disa herë rresht në garën për njeriun më të fortë në botë, por asnjëherë nuk i ka shkuar për dore të gjendet në mesin e tre të parëve.

Në vend të peshave, sportistët ekstrem sikur Nigmalutin zakonisht e testojnë fuqinë e tyre në anije, buldozerë dhe kamionë.