LAJMI I FUNDIT:

Djathi zviceran me marihuanë vjen në vitrina

Djathi zviceran me marihuanë vjen në vitrina

Pas piperit, specit dhe shtojcave tjera në treg arrin edhe djathi me marihuanë me emrin Princ Canna.

Për kombinimin i cila do t’ua realizojë ëndrrat adhuruesve të djathit të cilëve ua ka ënda marihuanën, meritor është dyshja e kuzhinierëve zviceranë të cilët ua rekomandojnë “shijen e tij specifike”.

“Receta për djathin e ri gjysmë të fortë është perfeksionuar për pesë vjet rresht e edhe pse prej tij nuk do të keni halucinacione, do të zbuloni se ai ka një shije krejtësisht specifike e cila përkujton pak në piper”, ka thënë Pascal Morard për agjencinë e lajmeve AFP.

Morard ka theksuar se arritur aromën e këtij djathi me fleta të bluara të marihuanës dhe vajrat e saj bazike.


Djathi do të lëshohet në shitje gjatë këtyre ditëve në Zvicër, e krijuesit e tij tanimë kanë kërkuar leje për eksport edhe në Rusi e vende tjera të Evropës.