LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitësin e kap uria në pikë të vjedhjes

Plaçkitësin e kap uria në pikë të vjedhjes

Një burrë ka hyrë pa u ngutur fare në një shtëpi, i ka përgatitur vetes ushqim, e para ikjes ka arritur edhe të bëj dush.

Mediat amerikane raportojnë për një plaçkitës lakuriq nga Los Angelesi i cili ka hyrë në një shtëpi pa rroba, ka ngrënë aty, ka bërë dush dhe ka ikur më pas me gjahun e tij.

Ai është kapur nga kamera e sigurisë në shtëpi, mirëpo përkundër incizimeve policia nuk ka arritur ta gjej.

Sipas pohimeve të ekspertëve, hajni i uritur ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe narkotikëve.