LAJMI I FUNDIT:

Kompani në të cilën punëtorët nuk duhet të punojnë

Kompani në të cilën punëtorët nuk duhet të punojnë

Kompania franceze “National Power Packs” e cila merret me prodhimin e baterive që gjysmë viti paguan rregullisht pesë punëtorët e saj të cilët nuk bëjnë absolutisht asgjë.

Që prej qershorit të këtij viti pesë të punësuar të ndërmarrjes “National Power Packs” nga qyteti Pontarlier në lindje të Francës kanë marrë njoftimin nga shefi i tyre se tërë fabrika e tyre do të zhvendoset në Rotterdam të Holandës dhe se prodhimi i baterive do të ndërpritet.

Mirëpo, përveç njoftimit për ndërprerjen e punës, asgjë tjetër nuk ka ndodhur. Makinat kanë mbetur në vendet e tyre, askush nuk është larguar nga puna, e pagesat u vijnë me rregull.

E punësuara Carmen Girard pranon se tërë ditën e kalon duke humbur kohën: “Më së pari i kontrollojmë e-mailat, më pas shohim televizor, luajmë lojëra të ndryshme".


"Aktualisht jam duke punuar në një kompani fantazmë, në 440 metra katrorë të cilat nuk shfrytëzohen", ka shtuar ajo.

Pos disa e-mailave nga shefi i cili i ka njoftuar se kompania do të zhvendoset në Holandë, ai nuk jep shenja jete dhe nuk u përgjigjet thirrjeve.

Të punësuarit e habitur kanë kontaktuar përfaqësuesit e sindikatës për të kuptuar se cili është statusi i tyre ligjor, e kanë marrë përgjigje se nëse ata fillojnë të lypin punë tjetër kjo do të kuptohet si kërkesë vullnetare për largim të punës dhe me këtë do të humbin beneficionet e mundshme.

Në trend Fun

Më shumë
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Interesante
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Amerikani driblon topin e basketbollit me sy të lidhur dhe shënon rekord botëror

Amerikani driblon topin e basketbollit me sy të lidhur dhe shënon rekord botëror

Interesante
Në cilën gotë ka më shumë ujë?

Në cilën gotë ka më shumë ujë?

Interesante
Kalo në kategori