LAJMI I FUNDIT:

Në shtëpinë e çiftit amerikan kapen 77 mace

Në shtëpinë e çiftit amerikan kapen 77 mace

Në Kalifornia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zbuluar rasti më i keq i grumbullimit të kafshëve, kafaze nga dyshemeja në tavan, jashtëqitje në të gjitha anët.

Zyrtarët e shërbimit kalifornian për mbrojtjen e kafshëve kanë njoftuar se kanë nxjerrë 77 mace nga shtëpia e një çifti dhe se ky është rasti më i keq i grumbullimit të kafshëve që kanë parë ndonjëherë në Sacramento.

Të punësuarit e këtij shërbimi kanë gjetur kafazet e renditur njëri afër tjetrit nga dyshemeja deri në tavan, kafshë dhe jashtëqitje kudo nëpër shtëpinë e Paul e Kathy Franco, njoftojnë mediat amerikane.

Çifti ka thënë se është përkujdesur mirë për macet, por policia ka thënë se çiftin Franko do ta padisin për egërsi ndaj kafshëve.