LAJMI I FUNDIT:

Bode shet në ankand qentë e Nishanit

Bode shet në ankand qentë e Nishanit

Çdo fundviti, në shkollat shqiptare vihet re një listë e gjatë nxënësish që ngelin në klasë dhe për këtë gjë ata duhet të përballen me qortimet e prindërve të tyre, por 18 nxënës të veçantë e kanë pësuar shumë keq. Ata janë larguar nga shkolla dhe, madje, kanë dalë në shitje me ankandin e organizuar nga Ministria e Financave.

Sigurisht nuk bëhet fjalë për njerëz, por për 18 qen që kanë mbetur disa herë në shkollën e qenve. Ministria e Financave, nëpërmjet Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, ka njoftuar se nxori në shitje 18 qen, që administrohen nga Instituti i Përgatitjes të Qenve të Policisë.

Sipas listës së bërë publike në buletinin e APP-së, nga 18 qen, vetëm gjashtë kanë emra mashkullorë. Por, në njoftimin e APP-së për shitjen e qenve nuk është shënuar as arsyeja e nxjerrjes në merkato të 18 nxënësve. Të kontaktuar nga "Shekulli", burime të shkollës pohuan: "kanë mbetur në provime, janë të padisiplinuar, janë të paaftë apo me moral të dyshimtë".

Dhe për këtë arsye, "pronari" ka shfaqur etikë të lartë për të mos dëmtuar reputacionin, krenarinë dhe autoritetin e qenve elitë, që kanë mbetur në klasë gjatë studimeve në Shkollën e Lartë të Qenve të Policisë.


Sipas listës zyrtare, qeni më i kushtueshëm është Pega, me vlerë 8 500 lekë, pasuar nga Tanja me vlerë 8 000 lekë. Në mesin e tabelës së klasifikimit janë shtatë qen, që duhet të vlejnë secili nga 7 500 lekë. Kurse dy qen duhet "të ngushëllohen" se dhe çmimi 6 500 lekë secili nuk është dhe aq tragjik, pasi gjashtë "shokë" apo "shoqe" dalin në treg me çmime "diskredituese": Sota shitet 5 500 lekë, Vartiku 5 000 lekë dhe katër të fundit (Rubi, Bobi, Joga dhe Roza) me katër mijë lekë secili. Të 18 qentë dalin në pazar me vlerë të përgjithshme 112 500 lekë.

Sipas listës së ministrit të Financave, Bode, qentë e Nishanit shiten "sade": pa sipërfaqe prodhuese a vlerë trualli, pa mjete xhiroje. Thjesht janë asete frymore.

JA LISTIMI

1 Qeni "Hevi" 7 500
2 Qeni "Pata" 7 500
3 Qeni "Tanja" 8 000
4 Qeni "Beta" 7 500
5 Qeni "Rubi" 4 000
6 Qeni "Anika" 7 500
7 Qeni "Bobi" 4 000
8 Qeni "Sota" 5 500
9 Qeni "Xhina" 6 500
10 Qeni "Lada" 6 500
11 Qeni "Jaro" 7 500
12 Qeni "Sonja" 7 500
13 Qeni "Joga" 4 000
14 Qeni "Pega" 8 500
15 Qeni "Santa" 7 500
16 Qeni "Roza" 4 000
17 Qeni "Vartik" 5 000
18 Qeni "Oksi" 4 000

/shekulli/

Në trend Fun

Më shumë
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Fun
Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Kalo në kategori