LAJMI I FUNDIT:

Burri kërcen në lum për t’i ikur bezdisjes së gruas

Burri kërcen në lum për t’i ikur bezdisjes së gruas

Një vozitës kinez i kamionit ka kërcyer në një lum me rrjedhë të shpejtë sepse nuk ka mundur të duroj më bezdisjen e gruas së tij.

Zhou dhe gruaja e tij ishin në një anije-trap në mes të qyteteve Wuchang e Chonqing kur gjithçka i erdhi në maje të hundës, shkruajnë mediat kineze.

Anëtarët e ekuipazhit të trapit e kanë parë burrin duke dalë nga kabina me duart e tij duke mbuluar veshët dhe duke thënë: "Nuk mund të duroj më".

Ata fillimisht kishin menduar se ai po vuante nga një lëndim i veshit dhe shkuan t’i ndihmojnë, por morën vesh se ai nuk ishte i lënduar.


"Derisa po mundoheshim ta kuptojmë se për çfarë bëhej fjalë, gruaja e tij erdhi dhe vazhdoi ta bezdis”, ka thënë një anëtar i ekuipazhit.

"Burri sërish i mbuloi veshët e tij dhe tha: ‘Kam nevojë për një pushim’ para se të kërcente në rrjedhën e lumit të shpejtë”, ka shtuar ai.

"Ne menjëherë morëm llambat për të ndriçuar ujin por nuk e gjetëm. Gjasat për mbijetesë mund të janë barazi me zero", kishte thënë anëtari i ekuipazhit.

Megjithatë, më vonë gjatë asaj nate, policia e gjeti mashkullin i cili kishte arritur të notojë afro dy kilometra nëpër lumin e gjerë.

"E ndjeva se po vdisja, por edhe ajo mu duk më mirë sesa bezdisja e gruas time”, u ka thënë policëve i mbijetuari.

Çifti ishte ribashkuar mëngjesin e nesërm në stacionin lokal të policisë kur gruaja e Zhout ka premtuar se do harroj vesin e saj të bezdisjes.

Në trend Fun

Më shumë
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Eksplodimi më i gjatë zinxhiror i

Eksplodimi më i gjatë zinxhiror i "petardëve"

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
Shopeni

Shopeni

Kalo në kategori