LAJMI I FUNDIT:

E hipin në tren së bashku me krevat

E hipin në tren së bashku me krevat

Një grup problematik gjermanësh kanë blerë tiketë treni për shokun e tyre së bashku me krevatin e tij. Të riun e shastisur e ka zgjuar nga gjumi policia, gjashtë kilometra larg nga vendi i nisjes.

Të shastisurin 25-vjeçar Gerl Kittler e ka zgjuar policia gjermane në stacionin hekurudhor në qytezën Warngau me një milion pyetje. Gerl më herët ishte dehur keq dhe kishte rënë në gjumë në një ndejë jo larg prej kësaj qyteze, derisa miqtë e tij e kishin dërguar atë së bashku me krevat në stacionin hekurudhor një kilometër e gjysmë larg shtëpisë ku kishin bërë ndejën. Ata kishin blerë tiketën edhe për të edhe për krevatin të cilin në arkë e kishin bërë hesap si “biçikletë”. Vetëm pas gjashtë kilometrash nga vendi i nisjes e kishte zgjuar policia.

“Gjithmonë flejë si fëmija, prandaj nuk kam hetuar asgjë derisa nuk më ka zgjuar policia dhe më ka kërkuar letërnjoftimin”, ka thënë i riu.

Pas kësaj ai e ka kuptuar se nuk ka para me veti dhe se bateria e celularit i ishte zbrazur.


“Kam vrapuar prapa në shtëpi, drejt e në krevat”, ka thënë Gerl.

Në trend Fun

Më shumë
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Eksplodimi më i gjatë zinxhiror i

Eksplodimi më i gjatë zinxhiror i "petardëve"

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
Shopeni

Shopeni

Kalo në kategori