LAJMI I FUNDIT:

Policia përgjigjet në telefonatën e maçorrit

Policia përgjigjet në telefonatën e maçorrit

Një maçorr ka ngritur në këmbë tërë policinë e një qyteti britanik, pasi që ka qëndruar mbi telefon dhe ka thirrur numrin për emergjenca madje katër herë radhazi. Policia ka menduar se bëhej fjalë për plaçkitje...

Watson, një maçorr njëvjeçar nga Sussexi në Britani të Madhe, me shputë ka prekur dëgjuesen e telefonit dhe disi ka rënduar në të katër herë radhazi. Policët e brengosur kanë mësyrë drejt shtëpisë së Lauren O’Sheas ku, duke shikuar nëpërmes dritares, kanë parë një saksi të thyer. Të frikësuar se bëhej fjalë për një plaçkitje, ata kanë thyer dritaren dhe kanë hyrë brenda.

“Një mik e ka parë turmën e policëve rreth shtëpisë time dhe më ka thirrur në telefon”, ka thënë Lauren e cila punon në një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve.

Me të arritur në shtëpi, polici i ka thënë se besojnë që bëhej fjalë për një plaçkitje.


“Menjëherë kam thënë se vë bast se maçorri është në pyetje, e jo plaçkitje. Që kur jemi zhvendosur në këtë banesës Watson ka filluar të luaj me telefon, prandaj po tentonim ta fshehim prej tij”, ka thënë pronarja.

Në trend Fun

Më shumë
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Kalo në kategori