LAJMI I FUNDIT:

Mashtroi studentët për master

Mashtroi studentët për master

Aleksandër Jorgoni, ish- pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, do të përballet me Drejtësinë nën akuzën e mashtrimit.

Jorgoni dyshohet se ka mashtruar dy studentë duke u marrë atyre shumën prej 5.000 eurosh, me premtimin se do t’i ndihmonte të vazhdonin masterin në Itali, falë një projekti bashkëpunimi mes Fakultetit të Ekonomisë në vendin tonë dhe atij të Forlit, në Bolonja.

Ai kishte hapur një zyrë në Tiranë, ku mundësonte dërgimin e studentëve për master. Në fakt, dhjetëra studentë janë dërguar në Forli të Bolonjës, mbi bazën e marrëveshjeve të rregullta dhe kanë vazhduar studimet e nivelit të dytë krejt normalisht.

Por, ka pasur mes tyre të cilët janë mashtruar, pasi kanë paguar shifra më të larta sesa kushtonte masteri në të vërtetë. Dhe, vetëm kur mbërrinin në Forli studentët kuptonin se kishin rënë pre e mashtrimit të bërë nga ish-pedagogu Jorgoni.


Dyshohet se këtë veprimtari kriminale, ish-pedagogu e zhvillonte në bashkëpunim me një koleg të tijin italian. Hetimet ndaj Jorgonit nisën pas denoncimit të dy studenteve. Njësia e specializuar Task-Force duket se ka gjetur të gjitha provat që e fajësojnë atë, pasi dosja penale ndaj tij është dorëzuar për gjykim në Gjykatën e Tiranës. /bw/telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Fun
Dëshmi se ‘Illuminati’ është gjithkund rreth nesh (Foto)

Dëshmi se ‘Illuminati’ është gjithkund rreth nesh (Foto)

Kalo në kategori