LAJMI I FUNDIT:

72-vjeçarja duke vrapuar kap hajneshën e re

72-vjeçarja duke vrapuar kap hajneshën e re

Tinejxherja e cila duke vrapuar ia ka grabitur çantën 72-vjeçares Jean Hirst herën tjetër duhet të kërkojë paraprakisht biografinë e viktimës së saj. Sepse po ta dinte, do ta kuptonte se ka vendosur ta plaçkit sprinteren dikur të famshme. Gjyshja e ka zënë pa probleme.

E reja ka tentuar ta plaçkit zonjën e cila me automjet po e kërkonte një adresë. Pasi që ka hyrë në automjet me dy shoqet e saj përnjëherë e ka grabitur çantën dhe ka filluar të ik me vrap: ajo që vajza anonime nuk e ka ditur është se zonja quhet Jean Hirst dhe se me shtatëmbëdhjetë vitet e saj ka qenë fituese e çmimit të parë në sprint në garën e të gjitha shkollave angleze.

72-vjeçarja Jean ka vrapuar pas hajneshës, shpejt e ka arritur dhe kur vajza e ka parë gjyshen në vetëm disa metra larg vetes, e ka hedhur çantën. Janë dashur vetëm 15 sekonda që plaka ta arrij, mirëpo pasi që ka futur në dorë gjërat e saja, nuk e ka vazhduar ndjekjen tutje.

Për më tepër, me të kthyer në automjet ka vendosur të mos i thotë asgjë policisë dhe i ka koritur dy vajzat tjera për faktin që kanë një shoqe të tillë.


"U kam thënë të zgjedhin mikeshat e tyre më me kujdes. Nuk ka pasur gjasa t’i lajmëroj në polici dhe në fund të fundit e vetmja gjë me rëndësi ka qenë të marr çantën time", ka thënë sprinterja e moshuar.

Në trend Fun

Më shumë
Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Merr fund një nga gjuetitë më të gjata të thesarit në botë

Merr fund një nga gjuetitë më të gjata të thesarit në botë

Interesante
Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Interesante
Momenti i pështirë kur shumëkëmbëshi e hanë prenë e gjallë (Video)

Momenti i pështirë kur shumëkëmbëshi e hanë prenë e gjallë (Video)

Kalo në kategori