LAJMI I FUNDIT:

Dasmë pinguinësh

Dasmë pinguinësh

Në një akuarium në Kinë është organizuar martesa e dy pinguinëve gjatë sezonit të tyre çiftëzues.

“Xinhua” njofton se akuariumi “Wuhan East Lake Ocean World” ka planifikuar martesën e dy pinguinëve këmbëzi.

Dhëndëri me emrin “Shejtani i vogël” dhe nusja “Bukuroshja e vogël” janë veshur dhe përgatitur për ceremoninë martesore nga stafi i akuariumit.

Dhëndri mbante kravatë, ndërsa nusja një bluzë të kuqe, gjatë kohës kur po hynin në dhomën e akullt të martesës nën tingujt e “Marshit Martesor”


Për gosti, dy të dashuruarit kanë ngrënë ushqimin e tyre të preferuar, peshk.