LAJMI I FUNDIT:

Kapet i arratisuri, nën krevatin e nënës së tij

Kapet i arratisuri, nën krevatin e nënës së tij

Një mashkull 39-vjeçar në arrati për plaçkitje në Rumani është gjetur pas katër vitesh, duke u fshehur nën krevatin e nënës së tij.

Petru Susanu ka përdorë dërrasat e dyshemesë dhe tepihun që t’i bëj vetes një skutë për fshehje nën krevatin e nënës së tij në shtëpinë e tyre në qytetin Vladeni.

Por ai është zbuluar kur fqinjët e dyshimtë thirrën policinë pasi që e kishin parë nënën e tij duke blerë cigare dhe birra edhe pse ajo nuk është person që përdorë alkool apo duhan.

"Pronari i dyqanit menjëherë ishte bërë i dyshimtë sepse dyqani i tij ishte një prej vendeve ku ai kishte vjedhur rregullisht dhe gjithmonë vidhte të njëjtin lloj të cigareve, mu sikur ato që gruaja po blinte", ka thënë një burim i policisë.


Zëdhënësja e policisë lokale Virginia Pralea ka thënë se: "Mashkulli ka qenë në listën e të kërkuarve pasi që ishte dënuar për një plaçkitje në vitin 2005”.

"Ai kishte bërë një vend për tu fshehur nën krevatin e nënës së tij, duke përdorë tepihë dhe dërrasa të dyshemesë", ka shtuar ajo.

Tani Susanu është duke u përballë me katër vite tjera në burg për plaçkitje