LAJMI I FUNDIT:

Bli shtëpi fiton edhe Mercedes!

Bli shtëpi fiton edhe Mercedes!

Shitja çdo ditë e më e vështirë e patundshmërive në Çeki për shkak të krizës financiare globale i ka shtyrë ndërtuesit e atjeshëm që blerësit potencial t’i tërheqin duke u dhënë automjete si dhuratë.

"Bli shtëpi të re dhe do të fitosh Mercedes, është reklama e re e CPI Group e cila ka ndërtuar një varg shtëpish familjare në pjesën lindore të Pragës e shitja e të cilave, edhe pse shtëpi klasike prej 150 metrash katrorë kushton rreth 300.000 euro, sa sillen në Pragë edhe çmimet për banesat luksoze mbi 100 metra katrorë për ndërtesa të reja, nuk po u ecën mbarë.

"Kemi zgjedhur Mercedesin e klasës A i cili është shumë praktik për trafik të qytetit", ka thënë drejtori i CPI Group, Milan Trnjeni për të përditshmen "Lidove Novini" se blerësit me të vërtetë fitojnë edhe Mercedes.