LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston mashkullin për mosbartje të thjerrëzave

Policia arreston mashkullin për mosbartje të thjerrëzave

Një mashkull nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arrestuar dhe dërguar në burg të premten pasi që nuk ka bartur thjerrëzat e tij të syve gjatë vozitjes.

Marc Mambo, 35-vjeçar, ishte ndaluar për shkak se disa drita të automjetit nuk po i funksiononin, sipas policisë së qarkut St. Lucie në Florida, por kur u kontrollua leja e tij e vozitjes, policia zbuloi se ai veçmë kishte ndalesë të vozitjes pikërisht për shkak të thjerrëzave. Mambo nuk po bartte as syze në momentin kur u ndalua.

Kur u pyet nëse bartte syze, Mambo tha se e bënte atë sipas rastit. Ai gjithashtu pranoi se nuk po bartte as thjerrëzat e kontaktit.

Mambo është arrestuar për shkelje të ndalesës së vozitjes dhe është dërguar në burg pa shkaktuar ndonjë aksident.