LAJMI I FUNDIT:

Një pikturë e Putinit shitet për më shumë se një milion dollarë

Një pikturë e Putinit shitet për më shumë se një milion dollarë

Një pikturë, autor i të cilës është kryeministri rus, Vladimir Putin, është shitur në një ankand bamirësie në St Petersburg për një vlerë prej më shumë se një milion dollarësh (37 milionë rubla).

Piktura e cila paraqet një dritare të ngrirë, është ekspozuar së bashku me disa punime të njerëzve të njohur nga rajonet e ndryshme të Rusisë.

Qëllimi i ankandit ka qenë që të mblidhen para për spitalin e St Perersburgut, kishën dhe një klinikë për mjekimin kancerit.

Pikturën e ish-presidentit rus, Putin, e ka blerë pronarja e galerisë, Natalia Kurnikova, për një vlerë prej 1.14 milion dollarë (37 milionë rubla).


“Kjo pikturë mund të jetë vepra e fundit e një artisti të ri rus”, është shprehur Kurnikova për pikturën e kryeministrit aktual.