LAJMI I FUNDIT:

Hajni fshihet në tepih

Hajni fshihet në tepih

Një hajn ka dashur t’i shmanget një kontrolli policor duke e maskuar veten si tepih.

Hajni e ka mbështjellë veten me një qilim të madh dhe e ka mbështetur vetën për një mur të ballkonit derisa policia po kontrollonte brenda banesës së hallës së tij në Varshavë të Polonisë, pasi që ai kishte grabitur një dyqan kozmetike.

Ai është gjetur pas një kërkimi dy orësh kur një polic i lodhur doli në ballkon për të pirë cigare dhe e vërejti se tepihu po dridhej.

Miroslaw Dabrowski, 32-vjeçar, tani është duke u përballur me 12 vjet burg për plaçkitje të armatosur.