LAJMI I FUNDIT:

Hajni ngatërron ndërtesën e bankës, lyp para

Hajni ngatërron ndërtesën e bankës, lyp para

Policia ka thënë se një mashkull është paraqitur dhe tentoi të vjedh një bankë, por i doli të jetë një zyre krejt tjetër.

Zyra e qarkut të Jessamine South Elkhorn Water i ka zyrat në një filiale të dikurshme të bankës “Farmers Bank”. Zëdhënësi i policisë së qytetit, Scott Harvey, ka thënë për një gazetë lokale se një mashkull ka ardhur të martën në ndërtesë të gabuar, ka nxjerrë në revole dhe ka kërkuar para.

Kur një punonjës i tha mashkullit se zyra me të vërtetë nuk kishte para, plaçkitësi i tha, “Unë e di që keni para. Kjo është bankë".

Atij i ishte thënë se kjo nuk ishte më bankë dhe ai u largua duarthatë.


Harvey ka thënë se zyra bën pagesa për fatura të ujit, por nuk ka ndonjë gjë me vlerë për të vjedhur.