LAJMI I FUNDIT:

Babai në provim në vend të djalit

Babai në provim në vend të djalit

Një japonez 54-vjeçar është kapur në tentim që të kryejë provimin në vend të djalit të tij 20-vjeçar, ka njoftuar policia japoneze.

Babai i merakosur, i cili për këtë rast ka përdorë edhe kozmetikë që të duket më i ri, posedon një firmë për shpërndarje të ilaçeve. Ai ka dashur që birit të tij t’i siguronte lejen për shitjen e ilaçeve, në mënyrë që të punojnë se bashku.

Mashtrimi është zbuluar kur njëri prej pjesëmarrësve të testit ka vërejtur se kandidati dukej bukur i vjetër për moshën e tij edhe pse ngjante me fotografinë e personit në fletëparaqitje.

Babai, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka marrë lejen vitin e kaluar. Në fotografinë të cilën atëkohë e kishte dorëzuar, ai kishte pasur flokë të drejta dhe bartte syze.


"Kësaj radhe ka hallakatur flokët dhe nuk po bartte syze", ka thënë përfaqësuesi i policisë.

Babai, i cili në provim ka ardhur së bashku me qindra kandidatë tjerë, menjëherë ka pranuar mashtrimin dhe u ka kërkuar falje, duke pohuar se krejt këto i ka bërë pa e ditur biri i tij.