LAJMI I FUNDIT:

Policët e njësisë elite arrestohen për grindje jashtë orarit të punës

Policët e njësisë elite arrestohen për grindje jashtë orarit të punës

Tre pjesëtarë të policisë elite të Frankfurtit të cilët ishin përfshirë në një grindje jashtë orarit të punës në një shtëpi publike janë arrestuar nga policia dhe janë nën hulumtim për sulm të dhunshëm fizik, ka thënë të martën zëdhënësi i policisë së Frankfurtit.

Duke konfirmuar një raport të gazetës prestigjioze gjermane Bild, zëdhënësi ka thënë se tre policët e njësisë elite kundër terrorizmit (SEK) janë transferuar në një departament tjetër ku janë në pritje të rezultatit të hulumtimit nga zyra e prokurorit të shtetit.

Tre policët, të moshave 30, 32 dhe 35 vjeçar, kishin shkuar në një zonë të shtëpive publike të kryeqytetit financiar të Gjermanisë pas një ndeje në zyre. Ata ishin përfshirë në një përleshje me personat të cilët frekuentojnë bordellot e cila u kthye në të dhunshme.

Policët i kishin arrestuar tre kolegët e tyre jashtë orarit të punës.