LAJMI I FUNDIT:

Maniake për tekste SMS

Maniake për tekste SMS

Një tinejxhere amerikane ka arritur rekordin prej 14.528 porosive tekstuale (SMS) në një muaj, 484 në ditë apo një të dërguar për çdo dy minuta sa ishte zgjuar.

Reina Hardesty, 13-vjeçare, u ka thënë prindërve të saj: "Vetëm kam dëshirë të flas" pasi që ata kanë pranuar një faturë telefoni prej 440 faqesh, raporton Daily Mail.

Për fat të mirë, ajo kishte një kontratë e cila ia lejonte asaj të shkruante porosi pa kufi, përndryshe fatura e saj do të ishte 2.156 euro.

Babai i Reinas me emrin Greg e ka bërë publik këtë lajm në gazetën kaliforniane “Orange Country Register”, ku edhe punon si gazetar.


Një ngushëllim ishte se totali përfshinte porositë e dërguara si dhe të pranuara. Reinas i është ndaluar përdorimi i telefonit.

Ajo ka pranuar se ka katër shoqe të ngushta të cilave vazhdimisht u dërgon SMS.