LAJMI I FUNDIT:

“Guri në veshkë” del të jetë një foshnje

“Guri në veshkë” del të jetë një foshnje

Kanadezja e cila ditën e parë të Vitit të Ri ishte nxituar për në qendrën urgjente spitalorE për shkak të dhimbjeve në veshkë, për të cilat kishte menduar se po i shkaktonte një gur, ka lindur një djalë të shëndoshë, kanë njoftuar mediat kanadeze.

"Gur i çuditshëm në veshkë", ka bërë shaka Juanita Sted. "Ende jemi të tronditur, nuk mund ta besojmë", ka thënë 36-vjeçarja të cilës as si ka shkuar në mend se ka qenë shtatzënë, pasi që nuk ka pasur asnjë simptomë.

Të vërtetën në shesh e ka nxjerrë ultrazëri. "Mjeku më shikoi dhe më tha: `E dashur, ju jeni shtatzënë dhe foshnja është duke u bërë gati për të dalë’, në të cilën gjë unë i kam thënë: `Keni ngatërruar gruan dhe po shikoni ekranin e gabuar, është e pamundur që jam shtatzënë’".

Megjithatë, pas pak, ajo ka lindur dhe në jetë ka sjell të birin të cilin e ka emëruar Nicholas.