LAJMI I FUNDIT:

Mijëra palë këpucësh shfaqen në autostradë

Mijëra palë këpucësh shfaqen në autostradë

Në autostradën afër Majamit në SHBA janë gjetur me mijëra palë këpucë të një pronari të panjohur, e tani një organizatë bamirësie është paraqitur t’i merr dhe t’ua dërgojë ato banorëve të varfër të Haitit.

Patrulla e trafikut të Floridës ka gjetur të premten në mëngjes mijëra palë çizme, sandale, atlete dhe lloje tjera mbathjesh të shpërndara nëpër autostradë, për shkak të cilave trafiku është dashur të ndalet për disa orë rresht.

Pasi që pronari i tyre nuk është lajmëruar, këpucët e shumta janë zhvendosur në livadhin e afërm dhe do të transportohen për në Haiti, derisa hulumtimi ende vazhdon.