LAJMI I FUNDIT:

Ka vdekur gruaja më e vjetër në botë

Ka vdekur gruaja më e vjetër në botë

Gruaja më e vjetër në botë, portugezja Maria de Jesus ka vdekur të premten në moshën 115 vjeçare, ka njoftuar familja e saj për agjencinë lokale të lajmeve Lusa.

E lindur më 10 shtator 1893 Maria de Jesus më 26 nëntor është bërë gruaja më e vjetër në botë, pas vdekjes së amerikanes Edna Parker, gjithashtu në moshën 115 vjeçare.

Një anëtare e familjes ka deklaruar se Maria kishte mundime dhe pak minuta pasi që është shtrirë në spital ka vdekur.