LAJMI I FUNDIT:

Lind në aeroplan ditën e fundit të vitit 2008

Lind në aeroplan ditën e fundit të vitit 2008

Një grua nga Uganda, e cila me aeroplan po udhëtonte nga Amsterdami për në Boston, ka lindur gjatë fluturimit derisa bija e saj e porsalindur do të duhej të merrte nënshtetësi kanadeze, sepse ka lindur mbi territorin e Kanadasë.

Vajza Sascha, me peshë prej 2.7 kilogramësh, ka lindur më 31 dhjetor në ora 14 sipas kohës së Grinuiçit dhe nën përcjelljen e duartrokitjeve të pasagjerëve të kompanisë Northwest Airlines.

Siç raportojnë mediat amerikane, stjuardesat e kanë vërejtur se gruaja e cila ishte në muajin e tetë të shtatzënisë po kalonte nëpër dhimbje. Për fat të mirë, dy mjekë, të cilët po ktheheshin nga pushimi, u gjetën në aeroplan dhe për pesë minuta kanë kryer lindjen.