LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria paguan babagjyshat dhe gjyshet për ruajtjen e nipave

Bullgaria paguan babagjyshat dhe gjyshet për ruajtjen e nipave

Shteti bullgar prej nesër, 1 janar, do të fillojë të jap rroga për gjyshet dhe babagjyshat të cilët përkujdesen për nipat dhe mbesat e tyre me qëllim që të përmirësojë natalitetin i cili është më i ulëti në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Prej vitit të ardhshëm, respektivisht nesër, babagjyshi apo gjyshja që ruan nipat e mbesat e tyre deri moshën trevjeçare do të mund ta marrin pagesë shtesë në kuadër të rrogës së tyre prej 240 levash (120 euro), sipas amendamentit të Ligjit mbi nxitjen e punësimit i cili hyn në fuqi më 1 janar 2008.

Bullgaria ka pasur shkallën më të ulët të natalitetit në BE prej minus pesë promilësh për vitin 2007 sipas të dhënave të agjencisë evropiane për statistika Eurostat.