LAJMI I FUNDIT:

Hajni i bankës lë pas vetes emrin dhe adresën

Hajni i bankës lë pas vetes emrin dhe adresën

Herën tjetër kur të vidhni bankën provoni që në pjesën e prapme të letrës kërcënuese të mos lëni adresën tuaj, që të mos ju ndodhë t'ju gjejnë pesë minuta më vonë. Kjo këshillë duket se i kishte “dalë mendsh” një hajni të pakujdesshëm.

Plaçkitja e bankës në të shumtën e rasteve është veprim bukur i pamençur jetësor, por lënia e letrës me emër, mbiemër dhe adresë pas plaçkitjes, është marrëzi e plotë.

Pikërisht këtë e ka bërë një hajn në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka shkruar një letër kërcënuese – në anën tjetër të së cilës ishin të dhënat pë pagesën e tij të fundit – dhe më pas e ka lënë atë në sportel të bankës.

Porosia ishte shkruar kështu: “Bëhu i shpejt ose shkove. Qiti paratë ose do të të vras”. Ai ka arritur të vjedhë vetëm 400 dollarë, mirëpo nuk besojmë se do t’i vyejnë gjë punë gjatë 20 vjetëve, sa ka gjasa të mbetet prapa grilave të burgut.


Hetuesit e FBI-së në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy copat e letrës, e cila dëshmon pagesën e hajnit. Njëra pjesë ka qenë tek arkëtari bankar i cili ishte kërcënuar dhe tjetra para ndërtesës së bankës.

Ata menjëherë janë “vizatuar” para shtëpisë së tij ku edhe e kanë arrestuar.