LAJMI I FUNDIT:

Hotel luksoz për qentë afër aeroportit të Mynhenit

Hotel luksoz për qentë afër aeroportit të Mynhenit

Pronarët e qenve në Gjermani të cilët nuk mund ta përballojnë ndarjen nga kafshët e tyre të adhuruara shtëpiake më shumë se sa që është e mundur, prej tani mund t’i lënë ata në hotelin luksoz për qentë afër aeroportit të Mynhenit.

Drejtoresha e “Canis Resort” Sabine Gerteis ka njoftuar se nata në hotel për një qen kushton 80 euro.

Sipas saj, hoteli është i dedikuar para së gjithash për qentë e personave afaristë, e më çmim shtesë paguhet shërbimi i pritjes së pronarit në vet ndërtesën e aeroportit.

Secilit qen i takon nga një person i cili përkujdeset për të, ata ushqehen me ushqimet më kualitative e në mes shërbimeve të cilat i ofron ky hotel janë edhe qethja si dhe ndreqja e frizurës së qenve.