LAJMI I FUNDIT:

Figura e Obamës më e shitura

Figura e Obamës më e shitura

Figurat plastike të presidentit të zgjedhur amerikan Barack Obama dhe kryeministrit britanik Gordon Brown janë figurat më të shitura online.

Katalunasit në mënyrë tradicionale i festojnë Krishtlindjet duke blerë nga një “caganer” që ka kuptimin e një figure të vogël të personaliteteve të njohura (të politikanëve, sportistëve, këngëtarëve dhe artistëve).

Vitin e kaluar figura e sulmuesit të Barcës, Thierry Henry, ka qenë më e shitura.

Ndërsa këtë vit dominon në shitje dhe porosi (sidomos nga SHBA-të) nëpërmjet internetit në mbarë botën figura e presidentit të zgjedhur amerikan Barack Obama.


Shitjet e tjera përfshijnë Kryeministrin britanik Gordon Brown, Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe gruaja e tij Carla Bruni, si edhe tenisti spanjoll, Rafael Nadal.