LAJMI I FUNDIT:

Mësuesja pohon se Babadimri nuk është i vërtetë

Mësuesja pohon se Babadimri nuk është i vërtetë

Mësuesja e një shkolle fillore britanike ka shtyrë 25 nxënës që të qajnë kur u ka thënë se Babai i Krishtlindjeve nuk ekziston.

"Janë prindërit tuaj ata të cilët i lënë dhuratat në ditën e Krishtlindjeve”, u ka thënë ajo fëmijëve kur ata po “nxeheshin” për Krishtlindje.

Klasa e shtatëvjeçarëve në shkollën fillore “Blackshaw Lane Primary School”, në Royton të Anglisë ishte çmendur tërësisht, raporton Daily Telegraph.

Ata u kanë treguar prindërve të tyre të cilët më vonë u ankuan për incidentin dhe më pas morën përgjigje se ndaj mësueses janë ndërmarrë masa disiplinore.