LAJMI I FUNDIT:

Dy të dehur në të njëjtin timon

Dy të dehur në të njëjtin timon

Policëve të trafikut në Long Island të SHBA-ve ka arritur të iu ndodhë vetëm ajo që mund të ndodhë në një barsoletë të mirë: në të njëjtin automjet kanë kapur dhe dënuar madje dy vozitës të dehur, të cilët i kanë burgosur dhe më pas i kanë liruar me kaucion.

Policët e qarkut Nassau kanë parë një grua e cila po tentonte të kryej një kthim të komplikuar në rrugë.

Kur nuk ka arritur, ia ka lëshuar vendin e vet bashkëvozitësit, i cili është ulur pranë timonit dhe ka kthyer automjetin, por nuk ka vendosur rripin e sigurimit para se të bënte këtë.

Policët, të cilët po shikonin me kujdes, kanë ndaluar automjetin dhe i kanë arrestuar që të dytë për vozitje në gjendje të dehur.


"I kemi arrestuar dy persona të cilët kanë vozitur automjetin e njëjtë në gjendje të dehur", ka sqaruar udhëheqësi i policisë Laërence Mulvey.

Gjykata ka vendosur kaucionin prej 1.000 dollarësh për gruan dhe 5.000 dollarë për burrin, derisa ata duhet të paraqiten edhe në gjykatë për veprimet e tyre.