LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet pasi që policët gjejnë drogë në të vjellën e tij

Arrestohet pasi që policët gjejnë drogë në të vjellën e tij

Një mashkull 25 vjeçar nga rajoni i Detroitit në kuptimin e plotë të fjalë nxori zorrët para policisë dhe më pas u arrestua nën akuzën për posedim droge pasi që policët gjetën qese me kokainë në të vjellën e tij.

Policët thanë se mashkulli i kishte gëlltitur drogat pasi që ishte ndjekur në këmbë dhe me automjet nga policia rreth 30 kilometra në verilindje të Detroitit.

Policia e kishte kapur dhe e po e merrte në pyetje mashkullin kur ai filloi të vjellë kokainën e mbështjellë dhe përmbajtjet tjera nga stomaku i tij. Drogat ishin marrë nga pisllëku.

Ai është arrestuar pasi që është hedhur në gjyq nën akuzën për posedim të substancave narkotike.