LAJMI I FUNDIT:

E bren ndërgjegjja pas 25 vitesh!

E bren ndërgjegjja pas 25 vitesh!

Një njeri i cili vodhi një motoçikletë në Austri para 25 vitesh ka dërguar një letër anonime tek policia, e bashkë me të edhe 1.400 euro për ta kompensuar viktimën e tij.

"Atëkohë, as që e kisha idenë se sa do të ishte dëmi material dhe jomaterial i krimit tim do të ishte, sigurisht sepse nuk isha i pjekur sa duhet", shkroi ai në letër, sipas një deklaratë të policisë të lëshuar në mediat austriake.

Ai ka thënë se nëse policët nuk e gjejnë ish-pronarin e motoçikletës për t’ia dhënë paratë, ata mund t’i dhurojnë ato në shërbimet sociale lokale.