LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit kanë të drejtë për tu zbukuruar

Të burgosurit kanë të drejtë për tu zbukuruar

Të burgosurit në Gjermani kanë të drejtë të përdorin losion pas rrojës dhe krem për fytyrë, ka vendosur instanca më e lartë e gjykatës gjermane, duke vlerësuar se kozmetika në burg nuk duhet të jetë e rezervuar vetëm për gratë.

Gjykata kushtetuese ka vendosur në favor të një burgosuri i cili pohon se është viktimë e diskriminimit gjinor pasi që nuk i lejohet të blejë rregullisht produkte të bukurisë, derisa këtë të drejtë e kanë të burgosurat në të njëjtin burg. Sipas vendimit të gjykatës, me një rregullore të tillë të burgut shkelet barazia në mes të gjinive.

Edhe pse një numër i vogël i meshkujve në burgje shfaqë nevojën për kozmetike, "ato produkte në thelb nuk janë të dedikuara vetëm për gratë", kanë vlerësuar gjykatësit. Ata kanë shtuar se kushtetuta gjermane, “mbron edhe të drejtën në dallime, pa diskriminime".

Mu për këtë, Gjykata kushtetuese e ka kthyer rastin për shqyrtim tek gjykatësi rajonal i cili ka vendosur kundër të burgosurit i cili përkujdeset për lëkurën e tij.