LAJMI I FUNDIT:

Balona qetësues nga sapuni

Balona qetësues nga sapuni

Këshilli i qytetit të Boltonit në Britani të Madhe ka vendosur që të rinjtë e dehur dhe të shfrenuar t’i zbavit me shpërndarjen e "pajisjes" për të fryrë balona nga sapuni dhe kështu të ulë sjelljen e dhunshme nëpër rrugët e qytetit!.

Lodrat e kaltra dhe portokalli do t’i shpërndajnë policët vullnetarë çdo të shtunë të muajit dhjetor.

Në këtë aksion, të cilin e ka propozuar organizata “Be Safe Partnership”, e të cilën e ka pranuar Këshilli i qytetit të Boltonit, zjarrfikësit dhe policia, shumë e konsiderojnë vetëm gjuajtje të parave të tatimpaguesve.

‘Shpesh na bëjnë dëm në dyqan të dehurit agresivë dhe nuk mendoj se fryrja e balonave do të ndikoj që ata të qetësohen. Ka shumë gjasa që ata do të fryjnë balonat në drejtim të kalimtarëve të rastit”, thotë Elizabeth Edwards, pronare e një dyqani.


”Nuk dua të paguaj tatim nëse ata do ta shpenzojnë në këtë mënyrë”, ka shtuar ajo.