LAJMI I FUNDIT:

Dehet sepse nuk gjen alkoolistët anonimë

Dehet sepse nuk gjen alkoolistët anonimë

Kur gruaja e një biznesmeni të pasur u humb rrugës për në takimin e alkoolistëve anonimë, nuk u ndal për të pyetur se në cilin drejtim të shkojë. Ajo në fakt u ndal në dyqan për të blerë dy litra verë të cilat shpejt i piu. Policia ka thënë se ajo është vozitësja më e dehur që kanë pasur rastin deri më tani të ndalojnë.

Pasi që policia e ka ndaluar për shkak të vozitjes së shpejt dhe të çmendur, Jane Hofmann ka qenë aq e dehur sa nuk ka qenë në gjendje as të fik motorin e automjetit.

Me 4.17 promilë në gjak, policët kanë vërtetuar se ajo ka qenë gruaja më e dehur që kanë ndaluar ndonjëherë. Kufiri i lejuar e alkoolit në gjak në Britani është 0.8 promilë.

Kur është ndaluar, ajo ka qenë tepër e dehur për të fikur motorin, e rrugës për në stacionin policor ajo është alivanosur disa herë prandaj është dashur që ta drejtojnë për në spital.


Fati në fatkeqësi është se policia e ka ndaluar me kohë!