LAJMI I FUNDIT:

Policia në Ugandë u ka tërhequr vërejtjen meshkujve të cilët kanë qejf të kalojnë kohë nëpër ndeja deri në orët e vona të natës se ka dalë në sipërfaqe një bandë e plaçkitësve e cila si grep përdorë femrat. Ato megjithatë dekoltetë e tyre i lyejnë me kloroform për të vënë në gjumë viktimat potenciale.

Zëdhënësi i njësisë hulumtuese së policisë Fred Enanga ka thënë: “Gratë në gjoks bartin kloroform kështu që viktimat po i gjejmë në gjendje të pavetëdijshme. Gjithashtu, të gjitha viktimat janë lakuriq dhe nuk kanë asnjë lloj dokumenti apo ndonjë gjë tjetër në vete”.

Enanga ka thënë se gratë gjithashtu përdorin lloje të ndryshme të sedativëve.

Faza e hershme e hulumtimit ka dëshmuar se “banda e gjinjve” sigurisht ka numër më të madh të anëtareve, por si vijnë deri tek sedativët ende nuk është e njohur. “Nuk e dimë saktësisht se si po furnizohen me substanca për të vënë në gjumë, këtë na duhet ta zbulojmë”, ka thënë Enanga.


Mu për këtë zëdhënësi u ka tërhequr vëmendjen meshkujve, posaçërisht biznesmenëve të cilët me vete bartin shumë para, të janë të kujdesshëm.