LAJMI I FUNDIT:

I riu arrestohet për vjedhje në stacion policor

I riu arrestohet për vjedhje në stacion policor

Dora e zgjatur e ligjit nuk ka pasur nevojë të zgjatet edhe tepër për të arrestuar një tinejxher australian, i cili është kapur duke vjedhur në një stacion policor në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

Policët të cilët po punonin në pjesën e prapme të stacionit në një paralagje të qytetit perëndimor të Adelaides kanë dëgjuar se si xhami i derës së përparme ishte thyer dhe më vonë gjetën 16-vjeçarin në hollin e përparmë.

"Një djalë i ri ka zbuluar se mënyra më e shpejtë për tu arrestuar është të vjedhësh në një stacion policor", ka thënë policia shtetërore e Australisë Jugore në një deklaratë të publikuar në faqen e vet zyrtare të internetit.