LAJMI I FUNDIT:

Në polici për të parë nëse ishte i dehur

Në polici për të parë nëse ishte i dehur

Një motoçiklist polak ka humbur lejen e tij të vozitjes pasi që duke vozitur shkoi në stacion policor për t’i pyetur nëse ishte tepër i dehur për të vozitur.

Policia i ka bërë testin e sasisë së alkoolit në gjak 33-vjeçarit Dariusz Mazowiecki dhe e ka arrestuar atë pas kësaj në qytetin Bialystok të Polonisë veriore.

"Ai ishte duke pirë me miqtë e tij dhe në fund të mbrëmjes nuk ishte i sigurt nëse e kishte kaluar kufirin apo jo dhe dëshironte të gjente një polic që ta pyeste”, ka thënë një zëdhënës i policisë lokale.

"Për fat të tij të keq ai vendosi se stacioni më i afërt policor ishte tepër larg që të ec prandaj voziti deri atje”, ka shtuar ai.


"Policët i bënë atij një test të alkoolit dhe kuptuan se ai e kishte kaluar kufirin e lejuar për vozitje. Ai ishte arrestuar dhe i ishte konfiskuar leja e vozitjes", ka përfunduar zëdhënësi.