LAJMI I FUNDIT:

Lodra seksi si dhuratë për votuesit

Lodra seksi si dhuratë për votuesit

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fushata për animimin e numrit sa më të madh të votuesve që të dalin sot (4 nëntor) në zgjedhje ka arritur kulminacionin e vet. Përfitimin e tyre në tërë këtë muhabet kështu e kërkojnë edhe zinxhirët e restoranteve, prodhuesit e lodrave të seksit dhe biznesmenë tjerë të cilët në tërë vendin promovojnë produktet e tyre.

Kompania Babeland, e cila ka dyqanet e veta në New York, Seattle e Los Angeles, jep falas “falënderime” origjinale të gjithë atyre të cilët sjellin vërtetimin apo “japin fjalën e nderit” se kanë votuar.

Kështu meshkujt marrin unazën për vetëkënaqësi të ashtuquajtur Maverick, për të cilin prodhuesit theksojnë se “gjithmonë është në shërbim" dhe atë "për çdo mashkull".

Gratë, në anën tjetër, mund të zgjedhin në mes të ndonjërit prej mini vibratorëve Silver Bullet të cilët "kanë fuqi magjike për zgjidhjen e problemeve" dhe "janë mjet jashtëzakonisht i mirë për largimin e stresit gjatë periudhave të rënda ekonomike". Promovimi i produkteve zgjatë deri më 11 nëntor, ka publikuar faqja msnbc.com.


Zëdhënësja e kompanisë Pamela Doan ka theksuar se presin “pjesëmarrje të mirë” pasi që të dyja lodrat janë shumë të popullarizuara. Unaza për këtë qëllim specifik në shitjet e rregullta kushton 20 dollarë, derisa vibratori 15, prandaj nga kompania Babeland vlerësojnë se ky është “një shpërblim i mirë".