LAJMI I FUNDIT:

Çifti nga New York udhëton 15.000 kilometra nga India për të votuar

Çifti nga New York udhëton 15.000 kilometra nga India për të votuar

Një çift martesor nga New York City ka udhëtuar gjysmën e botës për të kryer obligimin e tyre qytetarë.

Susan Scott-Ker dhe bashkëshorti i saj kanë arritur në New York të mërkurën pasi që kanë fluturuar 15.000 kilometra për të votuar në zgjedhjet e nesërme (e marte) presidenciale.

Ata ishin duke punuar në Indi por vendosën që të kthehen në New York kur nuk iu arriti fletëvotimi i cili u mundësonte të votonin në largësi.

Ata kanë vlerësuar se ky udhëtim do t’u kushtojë rreth 5.000 dollarë.