LAJMI I FUNDIT:

Policia i përgatitë ndejë hajnit

Policia i përgatitë ndejë hajnit

Një i vetmuar i varfër nga Tajvani kishte vendosur që për ditëlindjen e tij të qeras veten me mish rose, por para se t’i “ngjyente mustaqet” është dashur ta vjedh atë. Fati nuk e përcjelli, u kap në vepër, por megjithatë u ëmbëlsua pak.

Policia tajvaneze ia ka përgatitur ndejën e ditëlindjes një të vetmuari të cilin pak kohë më parë e kishte arrestuar, sepse e kishte zënë duke vjedhur një rosë për t’ia festuar vetvetes ditëlindjen.

Komanduesi i policisë në qytetin tajvanez Neipuu, Hsiao Chi-liang, ka thënë se kolegët e tij kishin kapur 39-vjeçarin me mbiemrin Lee, pasi që nga ferma e afërt kishte vjedhur një rosë.

"E kishte vjedhur për ta festuar ditëlindjen e tij. Mu për këtë në burg ne ia kemi përgatitur një ndejë dhe i kemi sjellë tortën. Ka qenë shumë i befasuar", ka shtuar ai.


Polici ka thënë se në këtë veprim kanë vendosur sepse Lee është një i vetmuar i varfër i cili jeton në një shtëpi të braktisur.

Ata megjithatë do ta dërgojnë tek gjykatësi hetues për vjedhjen e kryer.