LAJMI I FUNDIT:

Numër telefoni hotline në broshurat e Barack Obamas

Numër telefoni hotline në broshurat e Barack Obamas

Shefi i Partisë Demokratike në Michigan ka kërkuar falje sepse zgjedhësit potencial në broshurën reklamuese me fotografinë e Barack Obamas kanë pranuar edhe numrin e telefonit të një linje “të nxehtë” telefonike.

Zëdhënësja e partisë Liz Kerr ka thënë se deri tek gabimi ka ardhur gjatë shtypjes së broshurave reklamuese të Partisë Demokratike në Michigan dhe se numri i paraqitur nuk është në rregull.

Në fakt, njerëzit të cilët kanë tentuar të marrin më shumë informacione për partinë janë ndeshur në zëra “të nxehtë” femëror.

Kerr në emër të Partisë i ka kërkuar falje publikut, derisa lajmin për gabimin e ka publikuar televizioni lokal në Detroit.