LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti bën vetëvrasje pas mospërfshirjes në ekipin bazë

Futbollisti bën vetëvrasje pas mospërfshirjes në ekipin bazë

Futbollisti grek Yiannis Koskiniatis ka bërë vetëvrasje pasi që nuk është përfshirë në njëmbëdhjetëshin e parë të klubit Diarogas, para ndeshjes së çerekfinales së Kupës kundër Olympiakos Piraeus nga Athina, ka njoftuar sot policia greke.

25-vjeçari Koskiniatis ka kërcyer nga një shkëmb me lartësi prej 12 metrash pasi që është lëna anash nga ekipi i ligës së tretë greke Diagoras nga Rodos para ndeshjes me Olympiakosin.

Policia ka thënë se mesfushori e kishte lënë një shkresë në maje të shkëmbit në të cilin shkruante: "Të lënit jashtë ekipit ishte një padrejtësi e madhe. Nuk mund të duroj më".