LAJMI I FUNDIT:

Ngujohet duke dashur të shpëtojë celularin

Ngujohet duke dashur të shpëtojë celularin

Një francez i ri për pak nuk e ka pësuar keq pasi që dora i është ngujuar në guacën e tualetit të trenit të shpejtë, TGV, rrugës në Paris, duke dashur “të shpëtojë” celularin e tij. Fatkeqi së bashku me guacën e tualetit është nxjerrë nga treni.

Personeli i TGV-së, në rajonin La Rochelle, është lajmëruar për incidentin, respektivisht për dorën e përdredhur të viktimës 26-vjeçare, pas së cilës treni, për shkak të seriozitetit të fatkeqësisë, është dashur të ndalet.

Në fakt, zjarrfikësit e kanë nxjerrë të riun së bashku me guacën e tualetit e më pas e kanë atë liruar duke e prerë guacën.

Viktimës më së shumti i ka pësuar bërryli, mirëpo fatmirësisht ka shpëtuar pa thyerje.