LAJMI I FUNDIT:

Djeg hotelin për mos tu martuar

Djeg hotelin për mos tu martuar

Një dhëndër japonez ka tentuar t’i ikë obligimeve martesore duke ia futur flakën hotelit në të cilin është dashur të mbahet dasma. Prandaj tani në vend të krevatit “të nxehtë” martesor ai tani është duke i kaluar ditët prapa grilave të burgut.

39-vjeçari Tatsuhiko Kawata me të dashurën e tij ishte duke bërë përgatitjet për martesë, përkundër faktit se veçmë ishte i martuar.

"Kam menduar se nuk do të duhet të martohen nëse ia fus zjarrin vendit të martesës", u ka thënë ai policëve.

Mysafirët janë evakuuar nga hoteli dhe askush nuk është lënduar prej zjarrit i cili ka shpërthyer në hotelin e rajonit të prefekturës Yamanashi në perëndim të Tokios.


Kawatu është kapur kur menjëherë pas zjarrit e ka anuluar dasmën në të cilën ka qenë të ftuar 80 mysafirë.